Politike

“S’ka vend në PD”/ Alibeaj i përgjigjet Berishës: Të largohet i braktisur, kështu prodhojmë alternativë të re

Enkelejd Alibeaj thotë se Berisha, i rrënuar moralisht pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit.

9 Qershor 2023, 14:29 Nga k.m.
“S’ka vend në PD”/ Alibeaj i përgjigjet
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ish-kreu i Komanduar i Partisë Demokratike (asaj të vulës), Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme tha se dy veta nuk kanë vend në PD, Lulzim Basha dhe vetë Alibeaj. Përgjigjien ia ka dhënë në Facebook, Alibeaj thotë se Berisha, i rrënuar moralisht pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ndaj sipas tij, Berisha ka vetëm një zgjidhej, të largohet i braktisur dhe të heshtë.

"Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij. I zhytur në mjerimin e mungesës së shpresës dhe alternativës, Sali Berisha vijon serinë e shpalljes së armiqve me shpifjet e zakonshme dhe banalitetin konstant, për të gjjthë ata që mendojnë ndryshe nga ai. I dëshpëruar por i palodhur nga përpjekja për të përçarë PD, i rrënuar moralisht por i paepur në përpjekjen për të mbajtur peng një pjesë të demokratëve, me ligësinë e dikujt që koha dhe veprat ia kanë shkruar fundin e palavdishëm, ndaj Sali Berishës ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur. Kështu demokratët do të fitojnë mundësinë për të qenë alternativë e re për shqiptarët. Duke lënë pas të shkuarën dhe pa ngarkesat e korrupsionit familjar dhe të shpurës së tij, pesha e të cilave i shërbejnë veçse Ramës e të ngjashmëve të tij për ta mbajtur gjallë në politikë dhe që i kanë lënë demokratët në opozitë,"-shkruan Alibeaj për Berishën.

Nga konferenca e përjavshme me gazetarët ku u shtruan për diskutim zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar, ku militantët e Lulzim Bashës u përplasën me një grup deputetësh të PD, Sali Berisha rezervoi një ftesë për këta të fundit. Duke veçuar Bashën dhe Alibeajn, të cilët i akuzon për lidhje kriminale me Edi Ramën, Berisha u shpreh se fton pjesën tjetër të deputetëve demokratë që të diskutojnë për të ardhmen e PD.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll