Politike

"Farsa elektorale në Elbasan"/ Berisha: 70 përqind e operatorëve kanë shkelur ligjin

Gjatë një konference për shtyp, berisha u shpreh se rreth 70 përqind e operatorëve në qendrat e votimit kanë shkelur ligjin.

9 Qershor 2023, 12:38 Nga I.A
"Farsa elektorale në Elbasan"/ Berisha: 70 përqind e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, denoncoi sot manipulimet zgjedhore në Elbasan. Gjatë një konference për shtyp, berisha u shpreh se rreth 70 përqind e operatorëve në qendrat e votimit kanë shkelur ligjin. Po ashtu ai u shpreh se operatorët janë përzgjedhur anëtarë të FRESSH-it. 

"Unë e di se për gazetarët dhe mediat, e njëjta temë nuk është kurrë interesante dhe e preferueshme, por kur ajo është një çështje themelore e shoqërisë, nuk mund t’i kthesh kurrë krahët dhe ta injorosh, sepse bëhesh bashkëfajtor në një krim të paparë elektoral. Jam këtu për t’u njoftuar ju, se zgjedhjet në Bashkinë e Elbasanit janë një nga farsat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve. Videot dëshmojnë se në mbi 70 përqind të qendrave të votimit, të ashtuquajturit operatorë, shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë. Ligji përcakton qëndrimin e tyre, distancën në të cilën ata qëndrojnë nga aparatura e votimit dhe këta militantë të PS-së, të përzgjedhur me kujdes, anëtarë të FRESSH, të trajnuar në sipërmarrjen e peshkut të Lucës, dhe të trajtuar nga Luca, janë treguar shkelës të ligjit, kriminelë elektoralë pothuaj në të gjitha qendrat e votimit," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll