Politike

Berisha: Analizën për farsën zgjedhore e kemi detyrim absolut, më pas do ndërmarrim protestat e fuqishme

E para do të jetë sipas tij analiza e zgjedhjeve, të cilën e quajti farsë dhe e dyta ka për të qënë organizimi i protestave të fuqishme në të gjithë vendin. 

9 Qershor 2023, 12:43 Nga I.A
Berisha: Analizën për farsën zgjedhore e kemi detyrim absolut,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se pas zgjedhjeve ata do të bëjnë dy gjëra. E para do të jetë sipas tij analiza e zgjedhjeve, të cilën e quajti farsë dhe e dyta ka për të qënë organizimi i protestave të fuqishme në të gjithë vendin. 

"Analiza në PD nuk ka filluar sepse siç po konstatoni, ne jemi çdo ditë në analizë të procesit elektoral. Jo çdo gjë është në duart tona. Nuk është në duart tona, materialet që na duhen, janë në duart e institucioneve të shkatërrimit të zgjedhjeve, janë në duar të afateve të gjykatave. Janë një seri procesesh që kërkojnë durim dhe kohë. Por ne do i shkojmë gjer në fund. Ne sot ju informuam se kemi paraqitur me video se si në Elbasan, në të paktën 70 përqind të qendrave, operatori ka shkatërruar votimin. Me video. Ky është rezultati kur e bën komisionin 7 me 0, kur voton fëmija 10 vjeç. Me të mbaruar kjo analizë që e kemi detyrim absolut, përndryshe ne bëhemi bashkëfajtorë në farsën elektorale, ne legjitimojmë farsën elektorale. Ne nuk e bëjmë kurrë, nuk pajtohemi. Në mbyllje të kësaj, do jetë analiza. Me kaq seriozitet do bëjmë edhe analizën në PD dhe do ndërmarrim protestat e fuqishme për rikthimin e votës së lirë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll