Politike

Bushati ambasador në SHBA, Alizoti kundër: Nuk do doja një drejtues të PS-së në këtë post

Në komisionin e Jashtëm, Alizoti ka theksuar se nuk do të donte një drejtues të PS-së në këtë post, por për një post tjetë do ishte dakord për Bushatin. 

9 Qershor 2023, 12:51 Nga I.A
Bushati ambasador në SHBA, Alizoti kundër: Nuk do doja një
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se nuk e sheh Ervin Bushatin të përshtatshëm për ambasadorë në SHBA. Në komisionin e Jashtëm, Alizoti ka theksuar se nuk do të donte një drejtues të PS-së në këtë post, por për një post tjetë do ishte dakord për Bushatin. 

"Nuk do të doja që një drejtues i PS-së të ishte ambasador në SHBA. I kërkoj ndjesë Bushatit por duhet të kishte përfaqësues më serioz dhe më të lartë, anti-konfomistë. Në këtë post të lartë për Bushatin do isha dakord diku tjetër por jo në Amerikë. Politikisht jam kundër," tha Alizoti.

ervin bushati tomor alizoti ambasadoret e rinj

Sondazh

Poll