Politike

Kandidatja për ambasadore në Gjenevë: Shqipëria ka shumë angazhime atje, ironizon Alizoti: Shërbe më mirë këtu se PS-ja po bëhet parti-shtet

Ndërkohë që deputeti demokrat Tomor Alizoti i ka kërkuar me ironi Hysit që të qëndrojë në Shqipëri, pasi ka mungesë të theksuar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

9 Qershor 2023, 13:51 Nga I.A
Kandidatja për ambasadore në Gjenevë: Shqipëria ka
Vasilika Hysi

TIRANË- Kandidatja për ambasadore në Gjenevë Vasilika Hysi ka deklaruar se misioni në Gjenevë ka shumë angazhime dhe konventa. Gjatë mbledhjes së komisionit të Jashtëm, Hysi u shpreh se Gjeneva ka një staf të vogël por shumë profesonal.

"Përvoja e të qenurit anëtar ka ndikuar në mënyrën sesi misioni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë ka funksionuar. Misioni ynë në Gjenevë është shumë aktiv. Misioni në Gjenevë ka shumë angazhime të tjera, pasi ka shumë konventa ku Shqipëria është palë. Në fushën e shëndetësisë të organizatës botërore të Shëndetësisë, të pronësisë intelektuale ka rritje shumë të mëdha. Dimensioni i tretë është paqja dhe siguria në rajon. Në Gjenevë është staf i vogël, por profesional," tha Hysi.

Ndërkohë që deputeti demokrat Tomor Alizoti i ka kërkuar me ironi Hysit që të qëndrojë në Shqipëri, pasi ka mungesë të theksuar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Sipas tij Hysi mund të shërbej më mirë këtu, pasi PS-ja po bëhet parti-shtet.

"Nga ana morale do të ishte më mirë që ju mos të shkoni ambasadore në OKB, pasi Shqipëria ka një mungesë të theksuar të lirimit e respektimit të drejtave të njeriut. Kjo shoqëri ka nevojë shumë për teorinë kritike për anti-konformizëm, për të drejtat e njeriut për shanse të barabarta. Me sa e shikoj situatën politike në Shqipëri ku PS po bënte një parti shtet do të ishte mirë që njerëzit me vlerë që kanë kontribuar për të drejtat e njeriut do të ishte mirë të rrinin këtu në Shqipëri. Në kohë krize virtyte e larta e kanë poste honorifike. Ju do të ishit me mirë në Shqipëri," u shpreh Hysi.

vasilika hysi tomor alizoti ambasadoret e rinj

Sondazh

Poll