Bushati ambasador në SHBA, Alizoti kundër: Nuk do doja një drejtues të PS-së në këtë post
Tomor Alizoti TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se nuk e sheh Ervin Bushatin të përshtatshëm për ambasador...
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama dhe Vuçiç duan ndarjen e Kosovës, por shtoi se kjo gjë nuk do ndodhë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklarura se draft-statiti i Edi Ramës për Asosacionin në Kosovë është i përpiluar nga Aleksandër Vuçiç. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama dhe Vuçiç duan ndarjen e Kosovës, por shtoi se kjo gjë nuk do ndodhë. Berisha u shpreh se drafti i propozuar nga Rama është një thikë pas shpine për Kosovën, që presidenti serb po e arrin përmes vasalit të tij.
"As që e kam lexuar dhe nuk kam asnjë interes. Unë u them atyre që përpiqen të përdorin Ramën, vetëm sa komplikoni zgjidhjen e problemit. Çështja e Asociacionit nuk është çështje drafti. Draftin e Ramës, sigurisht e ka shkruar Vuçiçi. Kjo është për t’i thënë Albin Kurtit, që ti as këtë që ka hartuar Tirana, nuk e pranon. Kjo është një thikë pas shpine, që Aleksandër Vuçiç, doktrinari i gjenocidit, arrin t’i fusë Kosovës përmes vasalit të vet, Edi Rama. Nuk është asgjë tjetër, Brukseli, Uashingtoni, Londra, Parisi, Berlini kanë grupet më të shkëlqyera të ekspertëve, por për hir të së vërtetës, ai draft duhet të hartohet nga ata që do e zbatojnë. Futja e Edi Ramës në mes, ishte vetëm për t’i futur një thikë, siç bëri me hartat. Kush vraponte me hartat e ndarjes së Kosovës dhe kufijve? Iniciatori i atij projekti, rezulton sipas burimeve shumë serioze të jetë Edi Rama, pra të jetë Vuçiçi përmes argatit të tij. Me këtë rast, mund të them se nëse procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë eci brenda dy vitesh me një kurs të pandalshëm, që nga viti 2013 është shndërruar në pëlhurë të Penelopës. Ky, në sintoni me Vuçiçin, synon ndarjen e Kosovës. Por ndarja e Kosovës nuk është opsion kurrë. Ndaj Edi Ramës i ra maska, Kosova bëri reagimin e vet në union," tha Berisha.
Tomor Alizoti TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se nuk e sheh Ervin Bushatin të përshtatshëm për ambasador...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se pas zgjedhjeve ata do të bëjnë dy gjëra...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita do të kërkojë sërish ngritj...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, denoncoi sot manipulimet zgjedhore në Elbasan. Gjatë një konference p&eum...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e tij të përjavshëm me gazetarët, ka denoncuar sërish zgje...
Ervin Bushati TIRANË- Deputeti Agron Gjekmarkaj ka pyetur kandidatin për ambasador në SHBA Ervin Bushati në lidhje nëse do t&...
TIRANË- Kandidati për ambasador në SHBA Ervin Bushati ka deklaruar se marrëdhënia e Shqipërisë me SHBA-në ës...
Zhaklina Petro TIRANË- Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi Zhaklina Petro ka deklaruar se objektivi i saj kryesor do të jet&eu...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se kandidatja për ambasadoren në Izarael Meri Ku...
Alastair King-Smith TIRANË- Britania e Madhe do të ndërmarrë sanksione të reja për Shqipërinë, duke shpallur person...