Politike

Berisha me "SY" tek '313', bën DENONCIMIN: Shullazi dhe grupi i tij u bënë terror të burgosurve, donin vota për Veliajn

Sali Berisha tha se tha se Emiliano Shullazi ka ushtruar presion tek burgu 313 ndaj të burgosurve për të votuar, dhe ky akt është një manipulim i tmershëm për zgjedhjet.

9 Qershor 2023, 12:16 Nga k.m.
Berisha me "SY" tek '313', bën DENONCIMIN: Shullazi dhe
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e tij të përjavshëm me gazetarët, ka denoncuar sërish zgjedhjet e 14 majit, ku tha se këto të fundit ishin farsë elektorale dhe se opozita nuk mund t’i njohë kurrë. Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se tha se Emiliano Shullazi ka ushtruar presion tek burgu 313 ndaj të burgosurve për të votuar, dhe ky akt është një manipulim i tmershëm për zgjedhjet.

"Gjithashtu një manipulim i tmerrshëm është bërë në burgjet e Shqipërisë. Informoj publikun se në burgun 313, ku ndodhen rreth 600 të burgosur, të burgosur nga grupi i Shullazit dhe vetë Shullazi, iu janë bërë format më të egra të presionit. Shullazi dhe grupi i tij, është lejuar në kundërshtim flagrant me rregulloren e burgut, të kalojë nga kati në kat për të ushtruar terror mbi të burgosurit për të votuar për Erion Veliajn. Të burgosurve iu është kërkuar deklaratë, por ka nga ata që kanë refuzuar deklaratën për dinjitetin dhe nuk kanë firmosur për të votuar për Erion Veliajn. Në listën e zgjedhësve ka pasur gjithsej 130 votues, në ditën e votimit kanë votuar 300 votues,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll