Sport

Pirlo dhe një email pa përgjigje: zbulohen detaje të reja të largimit të Maldinit nga Milani

'Il Giornale' zbuloi arsyet që mund të kenë çuar në shkarkimin e ish-drejtorit

9 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Pirlo dhe një email pa përgjigje: zbulohen detaje të reja të

ITALI - Largimet e Frederic Massaras dhe Paolo Maldinit si drejtor sportiv dhe teknik të Milanit, kanë shkaktuar polemika në kampin kuqezi. Këtë të enjte gazeta 'Il Giornale' zbuloi detaje të reja rreth prishjes.

Paolo Maldini nuk ishte dakort në verën e kaluar për rinovimin e kontratës së trajnerit dhe Stefano Pioli, pasi ish-drejtori mendonte që Andrea Pirlo duhet të merrte drejtimin e skuadrës kuqezi. 

I njëjti burim raporton gjithashtu, se Maldini i dërgoi një email Gerry Cardinale, pronarit të Milanit, një plan të mundshëm tre-vjeçar për të investuar në klub dhe me një model të qëndrueshëm transferimi. 

Megjithatë, ky sugjerim nuk mori kurrë përgjigje nga pronari i stemës italiane. Këto largime, mbani mend, mund të çojnë në 'vallen' e drejtorëve sportivë, me Tiago Pinto që lidhet me postin në Milan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll