Sport

Thierry Henry te PSG me Nagelsmann, ide për t'u harruar...

Paris Saint-Germain nuk do ta shohë Thierry Henry-n në rolin e asistentit të Julian Nagelsmann për sezonin e ardhshëm.

9 Qershor 2023, 10:45 Nga DOSJA
Thierry Henry te PSG me Nagelsmann, ide për t'u harruar...

FRANCE - Kjo ishte thashethemnaja që është përfolur shumë ditët e fundit në kryeqytetin francez. Ndërsa Christophe Galtier nuk do të jetë më në pankinën e Paris Saint-Germain, drejtuesit parizienë kanë nisur manovrat për të gjetur një zëvendësues të tij. 

Mes emrave të përmendur, profilet e Luis Enrique dhe Xabi Alonso u rikthyen me këmbëngulje, por Julian Nagelsmann, ish-trajneri i Bayern Munichut, i cili largoi Parisin këtë sezon nga Champions League, duket si më favoriti. Dhe për ta shoqëruar atë, gazeta “L'Équipe” njoftoi këtë javë, mundësinë për ta parë Thierry Henry-n të vijë si zëvendës i gjermanit.

Por sot gazeta zbutet duke bërë me dije se kjo pistë është ftohur. Kjo nuk do të thotë se gjermani nuk do të ulet në stolin e “Parc des Princes”. Ai raportohet se tashmë po punon për skuadrën e sezonit të ardhshëm me Luis Campos. Volker Struth, agjenti i Nagelsmann, ishte me Campos në një takim dje. Megjithatë, disa burime duan të theksojnë se ende nuk është bërë asgjë, për të mos përmendur se ai është ende zyrtarisht nën kontratë me Bayern Munich. 

Tabloidi i Mynihut “TZ” shpjegon se bavarezët synojnë të kërkojnë nga 8 deri në 10 milionë euro nga PSG për ta liruar atë nga kontrata e tij deri në vitin 2026, edhe pse gjermanët janë të vetëdijshëm se duhet t'i paguajnë atij rrogën e vlerësuar në 9 milionë euro në vit. Ditët e ardhshme premtojnë të jenë vendimtare për përfundimin e kësaj dosjeje, e cila duhet të bëhet pa Thierry Henry.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll