Politike

Gjekmarkaj për kandidaten për ambasadore në Izrael: Jeni për UNESCO 

Gjatë komisionit për çështjet e Jashtme, Gjekmarkaj ka thënë se CV-ja e saj është më e përshtatshme në UNESCO dhe jo në Izrael.

9 Qershor 2023, 11:53 Nga I.A
Gjekmarkaj për kandidaten për ambasadore në Izrael: Jeni për
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se kandidatja për ambasadoren në Izarael Meri Kumbe se CV e saj është për tu vlerësuar. Gjatë komisionit për çështjet e Jashtme, Gjekmarkaj ka thënë se CV-ja e saj është më e përshtatshme në UNESCO dhe jo në Izrael.

"CV e zonjës Kumbe është për tu vlerësuar. Në optikën time modeste si njeri që nuk është se pretendon ta njohë mirë diplomacinë, ju shoh më afër një pune në UNESCO sesa në Izrael. Ky është një gjykim i çastit, ndoshta koha më përgënjeshtron. Ne kur s’bëjmë diplomaci, bëjmë folklore. Kjo ndodh prej shumë vitesh në vendin tonë. Vërtet na bënë nder mbrojtje e hebrenjve, smund të rrimë gjithë jetën me atë kambanë. Marrëdhëniet me fjalë i kemi të mira me Izraelin, por janë të sabotuara. Skemi marrëdhënie të mira as në nivel politikë, as në nivel ekonomik. Uroj të mos jeni atje për të mbajtur kandilin e diplomacisë ndezur me Izraelin. Marrëdhënien me konferenca Islamike na kushtëzojnë disi marrëdhëniet me Izraelin, nuk e di si do menaxhohet kjo, për të dalë mbi këtë kushtëzim që na vjen nga Turqia, apo konferenca islamike mbi Izraelin?" tha Gjekmarkaj.

agron gjekmarkaj ambasadoret e rinj

Sondazh

Poll