Sport

VIDEO / Nuk nis mirë aventura e Interit në Turqi, mbrojtësi bie nga shkallët sapo mbërrin…

Në momentin që ai po zbriste nga autobusi është rrëzuar nga shkallët. Për fat të mirë, holandezi nuk është lënduar, por video është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

9 Qershor 2023, 10:03 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk nis mirë aventura e Interit në Turqi, mbrojtësi bie

TURQI - Skuadra e Interit ka mbërritur pasditen e së enjtes në Stamboll, aty ku dy ditë më pas do të zhvillohet finalja e madhe e Champions League ndaj Manchester City-t.

Megjithatë, për mbrojtësin e zikaltërve, Denzel Dumfries kjo aventurë nuk ka nisur si duhet. Në momentin që ai po zbriste nga autobusi është rrëzuar nga shkallët. Për fat të mirë, holandezi nuk është lënduar, por video është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll