Bota

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? KFOR: Situata më e qetë! Po monitorojmë

Koloneli Andrea Gallijeni ka thënë se janë të gatshëm të shfrytëzojnë gjitha kapacitetet për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt.

9 Qershor 2023, 11:52 Nga a.l
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? KFOR: Situata
Foto ilustruese

KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka mbajtur mesditën e kësaj të premteje një konferencë për media ku kanë folur për situatën në veri të Kosovës. Ata kanë njoftuar se situata aktualisht në veri të vendit paraqitet e qetë. 

Ndërsa kanë shtuar, se po vijojnë të monitorojnë rreth komunave e se në rast tensionesh janë të gatshëm të reagojnë. Koloneli Andrea Gallijeni ka thënë se janë të gatshëm të shfrytëzojnë gjitha kapacitetet për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt.

“KFOR ësht duke monitoruar situatën dhe është e gatshme të reagojë në rast të një eskalimi tjetër. Ne jemi të gatshëm të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, ka thënë Gallijeni.

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. 

kfor tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll