Bota

Zbardhet takimi me sekretarin britanik/ Kurti: Vendosja e ligjit në Veri, parimi bazë për të ecur para

Kurti theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

9 Qershor 2023, 11:45 Nga a.l
Zbardhet takimi me sekretarin britanik/ Kurti: Vendosja e ligjit në Veri,
Nicholas Abbot dhe Albin Kurti

KOSOVË- Pas telefonatës me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvillluar mbrëmjen e djeshme datë 8 qershor një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryministrit, i cili ndër të tjera bëri me dije se në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet aktuale dhe situata në veri të vendit. 

Kurti theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

“Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, njoftoi Zyra e Kryeministrit. 

Kryeministri falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. 

nicholas abbot albin kurti

Sondazh

Poll