Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare themeluesi i CBN, Pat Robertson
Pat Robertson SHBA- Udhëheqësi i krishterë ungjillor Pat Robertson, i cili kandidoi për president si republikan, ka vdekur në mosh...
Publicisti Veton Surroi ka rrëfyer se Kosova hyri në zgjedhjet komunale në veri pasi mori garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja.
TIRANË- Publicisti Veton Surroi, teksa ka bërë një analizë të situatës në Kosovë, ka rrëfyer se Kosova hyri në zgjedhjet komunale në veri pasi mori garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja. Në një intervistë në "Top Story", Surroi tha se pala kosovare e ka pranuar se zgjedhjet nuk ishin legjitime, për shkak të kushteve në të cilat u mbajtën, ndonëse u konsultuan me ndërkombëtarët. Ai shton më tej se BE-ja ka kërkuar të shtyhet afati i regjistrimit të palëve politike, por u thye pakti nga kandidatët serb. Sipas tij, zgjedhjet e lira do vijnë në sajë të vëzhgimit nga OSBE-ja, e ku të adresohet në disa pika ku thuhet se do mbahen në ambient të sigurtë.
“Nga Kosova nuk ka pasur mohim të kundërshtimit të franko-gjerman. Të dyja shtetet nuk e përfaqësojnë njëra-tjetrën dhe hapen të gjitha çështjet e adresimit të komunitet serb në Kosovë. Duhet të ketë pushtet legjitim në 4 komunat që zgjedhin njerëz në këto komuna. Këto zgjedhje nuk janë legjitime. Pala kosovare është konsultuar me ndërkombëtarët. BE ka kërkuar të shtyhet afati i regjistrimit të palëve politike, por u thye pakti nga kandidatët serb. Sot qeveria e Kosovës, Escobar, Lajçak dhe Vuçiç deklarojnë se duhet të ketë zgjedhje, duhet të jenë të lira, të deklarojnë pluralizmin politik dhe mos ketë intimidim. OSBE të jetë pjesë e organizmit mbikëqyrës. Për herë të parë të ketë zgjedhje të lira. Duhet të adresohet në disa pika ku thuhet që këto zgjedhje duhet të mbahen në ambient të sigurtë. Mos shkojmë shkel e shko, por ta shfrytëzojmë këtë krizë për të zgjidhur çështjen siç duhet“, tha Surroi.
Për mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, ka kushte si Qeveria si dhe banorët atje. Zgjedhjet përmenden si opsion për shtensionimin e situatës, pasi marrja e detyrës nga kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, ka shkaktuar tensione e trazira prej datës 26 maj. Kosova ka fajësuar Serbinë, përkatësisht “strukturat kriminale” të organizuara prej vetë saj, ndërsa Serbia palën kundërshtare, Kosovën.
Pat Robertson SHBA- Udhëheqësi i krishterë ungjillor Pat Robertson, i cili kandidoi për president si republikan, ka vdekur në mosh...
NEW JERSEY SHBA- Zjarret masive në Kanada kanë përhapur prej disa ditësh një lloj hiri me nivel të lartë ndot&...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje, një bised&eum...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me propozimin e draftit të Kryeministrit Edi...
Izrael IZRAEL- Pesë burra u vranë në një nga sulmet më vdekjeprurëse të lidhura me krimin në historinë e fundi...
Eva Kaili GREQI-Eurodeputetja Eva Kaili është rikthyer në Parlamentin Europian, pasi u vendos që mund të marrë pjesë n&e...
Rishi Sunak dhe Joe Biden Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka marrë pjesë në një takim dypalësh me...
Sulm në Afganistan AFGANISTAN- Një shpërthim pranë një xhamie në Afganistanin verior vrau të paktën 11 person...
Christopher Hill Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka dhënë një intervistë për VOA-n, ku ka kritikuar ash...
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Gabriel Escobar KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për 'The As...