Bota

Kreu i LDK refuzon propozimin e Ramës: Nuk ka asnjë vlerë pa vulën e Qeverisë së Kosovës

Ai tha se propozimi është i pavlefshëm pasi nuk ka autorësinë e institucioneve të Kosovës. 

8 Qershor 2023, 21:31 Nga a.l
Kreu i LDK refuzon propozimin e Ramës: Nuk ka asnjë vlerë pa
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me propozimin e draftit të Kryeministrit Edi Rama tek kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, për Asosacionin e komunave me shumicë serbe. Ai tha se propozimi është i pavlefshëm pasi nuk ka autorësinë e institucioneve të Kosovës. 

”Ne nuk e dimë motivin e Shqipërisë zyrtare pse ka dalë me një qëndrim të tillë. Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës, nuk ka vlerë për Kosovën”, tha fillimisht Abdixhiku në Pressing të T7.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgatitur draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Drafti për zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit. Rama pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, më saktë presidentit Emmanuel Macron e kancelarit Olaf Scholz.

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll