Bota

'Po e tolerojnë'/ Kurti për AP: Escobar dhe Lajçak po vijnë te ne me kërkesat e Serbisë

Ai shtoi se sjellja pozitive ndaj një autokrati, nuk e bën atë të mirë.

8 Qershor 2023, 20:18 Nga a.l
'Po e tolerojnë'/ Kurti për AP: Escobar dhe Lajçak po
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Gabriel Escobar

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për 'The Associated Press', ku ka thënë se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po i drejtohen Kosovës me kërkesat e Serbisë. Ai shtoi se sjellja pozitive ndaj një autokrati, nuk e bën atë të mirë.

“Ne këmbëngulim që sjellja e mirë ndaj një autokrati nuk e bënë edhe atë të sillet mirë. Përkundrazi...Vijnë tek ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër”, tha ai.

Më herët Kurti tha në parlament se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve. 

albin kurti

Sondazh

Poll