Bota

ME VIDEO/ Gafa e Biden, e quan Rishi Sunak 'president', kryeministri britanik nuk e mban dot të qeshurën

Sunak, i cili dukej se qeshi me gabimin, nuk ka qenë më parë në Shtëpinë e Bardhë si kryeministër, kjo është hera e parë qëkur mori detyrën tetorin e kaluar.

8 Qershor 2023, 21:10 Nga a.l
ME VIDEO/ Gafa e Biden, e quan Rishi Sunak 'president', kryeministri
Rishi Sunak dhe Joe Biden

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka marrë pjesë në një takim dypalësh me presidentin amerikan Joe Biden në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan u hutua për titullin e kryeministrit britanik kur dyshja u takuan në Shtëpinë e Bardhë. Biden e mirëpriti Sunak si "Zoti President", por shpejt e korrigjoi veten.

“Epo, zoti President – ​​Zoti President, unë sapo ju promovova. Zoti Kryeministër, është mirë që ju kthehem", tha ai. 

Sunak, i cili dukej se qeshi me gabimin, nuk ka qenë më parë në Shtëpinë e Bardhë si kryeministër, kjo është hera e parë qëkur mori detyrën tetorin e kaluar.

joe biden rishi sunak

Sondazh

Poll