Bota

Hiri i zjarreve nga Kanadaja 'pushton' SHBA/ New Jersey, New York dhe Philadelphia 'vishen' në portokalli, Dosja.al siguron VIDEO

Tre nga zonat më të prekura janë New York, New Jersey dhe Philadelphia, vende të cilat aktualisht po përjetojnë probleme serioze të cilësisë së ajrit. Dosja.al ka siguruar pamje nga dita e sotme, ku siç shihet hiri ngjyrë portokalli vijon të mbulojë hapësirat publike.

8 Qershor 2023, 21:55 Nga a.l
Hiri i zjarreve nga Kanadaja 'pushton' SHBA/ New Jersey, New York dhe
NEW JERSEY

SHBA- Zjarret masive në Kanada kanë përhapur prej disa ditësh një lloj hiri me nivel të lartë ndotës ngjyrë portokalli në disa shtete në SHBA, ku është ngritur dhe alarmi për shëndetin e banorëve. Tre nga zonat më të prekura janë New York, New Jersey dhe Philadelphia, vende të cilat aktualisht po përjetojnë probleme serioze të cilësisë së ajrit. Dosja.al ka siguruar pamje nga dita e sotme, ku siç shihet hiri ngjyrë portokalli vijon të mbulojë hapësirat publike. 

Hiri i zjarreve nga Kanadaja 'pushton' SHBA/ New Jersey, New York dhe
Philadelphia

Çfarë po ndodh në SHBA? 

Bregdeti lindor i SHBA-së ka përjetuar nivele të rrezikshme të ndotjes nga pyjet që digjen në Kanada. Tymi ka prekur miliona njerëz, ka ndaluar fluturimet në aeroportet kryesore, ka shtyrë aktivitetet sportive dhe i ka shtyrë njerëzit të rikthejnë maskat e fytyrës të epokës së pandemisë. Kanadaja ka kërkuar ndihmë për të luftuar më shumë se 400 zjarre në mbarë vendin. 

mjegulla ne shba

Sondazh

Poll