Bota

Shpërthim në xhaminë në Afganistan, vriten 11 persona

Shpërthimi ndodhi gjatë shërbimit përkujtimor për Nisar Ahmad Ahmadi, zëvendësguvernator i Badakhshan, i cili u vra në një bombë me makinë të martën. Ai sulm në Faizabad, kryeqyteti i Badakhshan, vrau gjithashtu shoferin e zëvendësguvernatorit dhe plagosi 10 persona të tjerë. 

8 Qershor 2023, 21:01 Nga a.l
Shpërthim në xhaminë në Afganistan, vriten 11 persona
Sulm në Afganistan

AFGANISTAN- Një shpërthim pranë një xhamie në Afganistanin verior vrau të paktën 11 persona në një shërbim përkujtimor për zëvendës guvernatorin provincial të talebanëve, i cili vdiq në një sulm në fillim të kësaj jave. 

Një ish-zyrtar i policisë talebane ishte në mesin e të vrarëve dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në shpërthimin pranë xhamisë Nabawi të enjten, shkruajnë mediat e huaja. 

Shpërthimi ndodhi gjatë shërbimit përkujtimor për Nisar Ahmad Ahmadi, zëvendësguvernator i Badakhshan, i cili u vra në një bombë me makinë të martën. Ai sulm në Faizabad, kryeqyteti i Badakhshan, vrau gjithashtu shoferin e zëvendësguvernatorit dhe plagosi 10 persona të tjerë. 

afganistan

Sondazh

Poll