Bota

Kurti bisedë telefonike me Sekretarin e Jashtëm britanik, KUSHTI për zgjedhjet në veri

Sa i takon rrugës për shtensionimin e situatës ai tha se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë.

8 Qershor 2023, 21:39 Nga a.l
 
Kurti bisedë telefonike me Sekretarin e Jashtëm britanik, KUSHTI
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje, një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në fokus të bisedimeve janë zhvillimet e fundit në veri të vendit. 

Kryeministri i komunikoi zyrtarit amerikan, se situata këto ditë është e qetë sepse nuk ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi ndaj forcave të rendit dhe sigurisë. Sa i takon rrugës për shtensionimin e situatës ai tha se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur dhe fer”, citohet të ketë theksuar Kurti.

Ai po ashtu foli për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër dhe rëndësinë e zbatimit të shpejtë, të plotë dhe të pakushtëzuar.

Po ashtu thuhet se Kurti e njoftoi sekretarin Cleverly dhe për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, dhe për nevojën për angazhim më të madh në sekuencimin e duhur të zbatimit të plotë të Marrëveshjes, dhe për gatishmërinë e tij për takime të radhës drejt këtij qëllimi. Kryeministri vlerësoi rolin dhe kontributin e Lord Stuart Peach teksa shprehu falënderimin për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar. 

albin kurti tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll