Politike

'Drafti i asocacionin, pika që derdh kupën'/ Paloka: Rama ka kaluar çdo limit, ai është armiku nr. 1 i shqiptarëve

Paloka shkruan se nuk është hera e parë që Rama merr përsipër të propozojë si të qeverisë shqiptare projektet antishqiptare të Vuçiçit.

8 Qershor 2023, 18:58 Nga A.B
'Drafti i asocacionin, pika që derdh kupën'/ Paloka: Rama ka
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaron se kryeministri Edi Rama është armiku numër 1 i shqiptarëve. Në një postim të bërë në rrjetin e tij social, demokrati shkruan se nuk është hera e parë që Rama merr përsipër të propozojë si të qeverisë shqiptare projektet antishqiptare të Vuçiçit.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka kaluar tashmë çdo limit, e se duhet ndaluar një herë e më parë. 

REAGIMI:

Rama i ka shkelur me kohë gjithë kufijtë në marrëdhëniet me Kosovën, por propozimi i fundit në emër të qeverise shqiptare i draftit të Vuçiçit për Asocacionin i bie të jetë pika që derdh kupën. Gjatë gjithë kohës si kryeministër i Shqipërisë, Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dhënë mbështetje të hapur Serbisë dhe Vuçiçit. Në të njëjtën kohë ka sulmuar në mënyrë permanente gjithë kryeministrat dhe drejtuesit politikë të Kosovës që kanë dalë kundër interesave Rama-Vuçiç.

Nuk është hera e parë që Rama merr përsipër të propozojë si të qeverisë shqiptare projektet antishqiptare të Vuçiçit. Ndarja e Kosovës dhe Ballkani i Hapur, janë dy projektet e tjera serbo-ruse që Rama ka marrë përsipër ti paraqesë si propozime shqiptare. Ndërkaq qëndrimet publike të Ramës kanë qenë deçizive në opinionin ndërkombëtar për transformimin e Serbisë nga agresore, autore e gjenocidit në Kosovë, në “viktime” aq sa kemi arritur sot që me sanksione të kërcënohet Kosova dhe të ledhatohet Serbia.

Rama ka kaluar çdo limit. Ai është sot armiku nr. 1 i shqiptarëve dhe duhet ndalur me çdo mënyrë, ndryshe nuk do kemi kohë për tu penduar …!

Ditën e sotme (8 Qershor) kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi se ka bërë gati draftin për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Ky draft, që synon zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë e kryeministrit Albin Kurtit. Kreu i Qeverisë shqiptare, pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, si dhe në ditët në vijim do informojë edhe presidentin e KiE, Charls Michel. Ky dokument konfidencial, sipas Ramës nuk do të bëhet kurrë publik. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve. Ai nuk e komentoi draftin e përgatitur nga Rama.

edi paloka edi rama drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll