Bota

Sulmi në Annecy/ Parlamenti francez mban një minutë heshtje, Macron: Franca është në shok

Presidenti Emmanuel Macron reagoi menjëherë pas sulmit dhe e ka konsideruar sulmin e autorit si një akt prej ‘frikacaku’.

8 Qershor 2023, 13:46 Nga f.i
Sulmi në Annecy/ Parlamenti francez mban një minutë heshtje,
paralamenti francez

FRANCË- Parlamenti francez ka reaguar gjatë seancës plenare dhe ka mbajtur 1 minutë heshtje për 7 personat e plagosur me thikë, duke përfshirë 6 fëmijë rreth moshës tre vjeç, e cila ndodhi në një qytet alpin në Francën juglindore.

Presidenti Emmanuel Macron reagoi menjëherë pas sulmit dhe e ka konsideruar sulmin e autorit si një akt prej ‘frikacaku’. Gjithashtu Macron tha se fëmijët dhe të rriturit që u sulmuan janë në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që e gjithë Franca është tronditur nga lajmi.

"Kombi është në shok! Mendimet tona janë me të lënduarit si dhe me familjet e tyre dhe shërbimet e urgjencës",- tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

france plagosen 6 femije

Sondazh

Poll