Sport

McAllister tradhëton të dashurën e tij, është lidhur me shoqen e saj më të mirë…

Alexis McAllister, i cili është një hap larg transferimit të tij në Liverpool, ka lënë partneren e tij prej pesë vitesh për shoqen e saj më të mirë.

8 Qershor 2023, 14:00 Nga DOSJA

McAllister tradhëton të dashurën e tij, është lidhur me

ANGLI - Alexis McAllister do të jetë blerja e re e Liverpool në orët në vijim, pasi tashmë ka kaluar testet mjekësore. E gjithë buja që është krijuar për shkak të transferimit të tij të afërt te “Reds” ka nxjerrë në pah atë që po ndodh edhe në jetën e tij personale.

Deri në fund të Botërorit, ku Argjentina ngriti trofeun, mesfushori 24-vjeçar ishte në një lidhje me Camila Mayan. Madje, e dashura e tij prej pesë vitesh, kishte postuar shumë foto të saj nga stadiumet e Katarit dhe pasi Botërori u fitua nga kombëtarja e vendit të saj.

McAllister tradhëton të dashurën e tij, është lidhur me

Camila mund të ketë folur publikisht për dashurinë e saj me futbollistin, por pak ditë pas përfundimit të Botërorit, lidhja e tyre mori fund. Sipas gazetares Markela Taura, kjo ndodhi për shkak se McAllister filloi një lidhje me shoqen më të mirë të Camilas, Aileen Cova.

Në fakt futbollisti ka qenë përgjegjës për takimin e dy femrave. Dalja e parë publike e çiftit të ri u bë në dasmën e Lautaro në liqenin e Komos.

McAllister tradhëton të dashurën e tij, është lidhur me

Kur ish e dashura e futbollistit argjentinas, Camila Mayan, u pyet se si ndihej për marrëdhënien e shoqes së saj me ish-partnerin, ajo tha: "Çfarë ndodhi, nuk mund ta imagjinoja kurrë, as në makthin tim më të keq. Ndjehem sikur e jam goditur me thikë në shpinë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll