Sport

Zbulohen tre ‘çelësat’ që e shtynë Messin drejt Inter Miami: Apple, Adidas dhe MLS!...

“The Athletic” zbuloi disa nga arsyet, pse argjentinasi vendosi për klubin e tij të ri amerikan

8 Qershor 2023, 11:45 Nga DOSJA

Zbulohen tre ‘çelësat’ që e shtynë Messin

SHBA - Apple, Adidas dhe vetë MLS kanë luajtur një rol themelor në negociatat që Leo Messi të zbarkojë në Inter Miami. Në një raport të botuar natën e së martës deri të mërkurën, portali “Athletic”, një pikë referimi për gazetarinë sportive në SHBA, zbuloi disa nga ‘çelësat’ që kanë bërë të mundur që ylli argjentinas të zgjedhë Miami në vend të Arabisë Saudite, ose një rikthim te Barcelona.

Kështu, MLS dhe Apple kanë vënë në tryezë, duke i ofruar Messit një pjesë të fitimeve të krijuara nga abonentët e rinj të shërbimit të transmetimit MLS Season Pass në Apple TV+.

Apple dhe MLS kanë nënshkruar një marrëveshje inovative në 2022, që gjigandi i mollës të ofrojë transmetim të të gjitha lojërave të ligës dhe në shkallë globale për 10 vjet, në këmbim të paktën të 250 milionë dollarëve për sezon. 

Zbulohen tre ‘çelësat’ që e shtynë Messin

Në fillim të këtij sezoni të parë nga Apple, MLS Season Pass kushtonte 14,99 dollarë në muaj, ose 99 dollarë për të gjithë sezonin, ndërsa për abonentët ekzistues të Apple TV+, çmimet ranë në 12,99 dollarë në muaj dhe 79 dollarë për të gjithë vitin. Për referencë, një llogari bazë Netflix pa reklama kushton 9,99 dollarë në SHBA.

Paralelisht, këtë të martë Apple TV + njoftoi një seri dokumentare me katër episode mbi Messin, që do të fokusohet në turneun e tij në Kupat e Botës FIFA.

Nga ana tjetër, edhe Adidas, sponsor i Messit që kur ishte shumë i vogël, ka ofruar të ndajë me lojtarin një pjesë të përfitimeve që rrjedhin nga ardhja e tij në MLS në shitjen e fanelave të tij. Adidas është një sponsor shumë i rëndësishëm i MLS dhe vesh të gjitha 29 ekipet në ligën amerikane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll