Sport

Pique sulmon drejtuesit e Barcelonës: “Ne të gjithë u larguam dhe ata ende nuk mund të nënshkruajnë me lojtarë elitarë...”

Ish-qendërmbrojtësi kujton periudhën kur Jordi Alba dhe Busquets u inkurajuan për të ulur pagat

8 Qershor 2023, 12:45 Nga DOSJA

Pique sulmon drejtuesit e Barcelonës: “Ne të gjithë u

SPANJE - Gerard Pique, i cili u largua nga fusha dhe Barcelona pas 15 vitesh në nëntor, kritikoi ashpër drejtimin e katalanasve, duke theksuar se lojtarët si Jordi Alba, apo Busquets, u inkurajuan të ulnin pagat në sezonet e fundit, në mënyrë që klubi të mund të punësonte lojtarë cilësorë, diçka që nuk ndodhi.

“Jam i lumtur që jam larguar nga Barcelona, ​​kam lënë vend në fletën e pagave të klubit. Por duket se edhe kështu ata kanë ende probleme financiare”, ka thënë ish-mbrojtësi, teksa fliste me Ibai Llanos në një transmetim nga Kings League.

Pique sulmon drejtuesit e Barcelonës: “Ne të gjithë u

Dhe ai shtoi: "Unë pyes veten se kush duhet të largohet nga klubi tani. Ata thanë se ne ishim (Busquets, Alba, vetë Piqué) përgjegjës për pagat tona. Tani ne të gjithë jemi larguar dhe ende ata nuk mund të nënshkruajnë me lojtarë...",- përfundoi ai.

Duhet theksuar se Jordi Alba dhe Busquets përfunduan, duke u larguar nga Barcelona pas këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll