Sport

Arrigo Sacchi ‘e gjen mënyrën’ për të ndalur Haaland: “Për atë do të duhej një pushkë”, shprehet me humor ish-trajneri italian

Pak me shaka, trajneri i shquar italian komenton edhe mënyrën se si mund të luajnë skuadrat në finalen e Champions League.

8 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA

Arrigo Sacchi ‘e gjen mënyrën’ për të ndalur

ITALI - Arrigo Sacchi, ish-trajneri italian, këtë të mërkurë ka folur për finalen e Champions League Ligës mes Manchester Cityt dhe Interit, të planifikuar për të shtunën, në orën 21:00. Në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ish-trajneri parashikoi vështirësi për italianët për të ndalur Haaland, por la edhe një këshillë: “Për të do të duhej një pushkë...”, tha ai me shaka. 

“Përveç shakave, duhet të kihet parasysh fakti që Manchester City luan me dy anësorë dhe një sulmues kryesor dhe De Bruyne që zakonisht i afrohet, ndërsa Interi ka një mbrojtje me pesë lojtarë, të përbërë nga dy mbrojtës të krahut dhe tre qendërmbrojtës. Kjo do të thotë se ‘zikaltrit’ shpesh do të jenë më të shumtë në mesfushë”.  

Arrigo Sacchi ‘e gjen mënyrën’ për të ndalur

Në këtë kuptim, Sacchi shpjegoi se si do të zgjidhej problemi, duke dhënë një shembull se çfarë u kërkoi lojtarëve të tij kur drejtonte Milanin dhe u përball me Napolin me Maradonën dhe Carecan. 

"Nuk është një çështje e thjeshtë. Kur Milani im u përball me Napolin me Maradonën dhe Carecan, isha i shqetësuar se mos i lija këta dy yje të kishin topin dhe për këtë arsye kërkova një presion të organizuar ndaj tyre", tha ai, duke theksuar, pra nevojën që Interi të bëjë pak presion ndaj tyre.

“Unë mendoj se ata do të luajnë një lojë të bazuar në një mbrojtje të kujdesshme dhe me kundërsulme të shpejta”, parashikoi Sacchi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll