Sport

Nagelsmann prej 48 orësh në negociata... të vështira me PSG-në

Në Paris, nuk fshihet se ish-trajneri i Bayern Munichut është prioriteti për të pasuar Christophe Galtier, por burimet e klubit sigurojnë se duan të sigurohen, që Julian Nagelsmann të mos jetë i vetmi opsion në tavolinë.

8 Qershor 2023, 13:00 Nga DOSJA
Nagelsmann prej 48 orësh në negociata... të vështira me

FRANCE - Paris Saint-Germain ka nisur këtë të mërkurë fazën konkrete të negociatave me Julian Nagelsmann, për të punësuar ish-trajnerin e Bayern Munichut, siç ka bërë të ditur gazeta franceze ‘L'Equipe’. Megjithatë, rezultati duket larg mbylljes së shpejtë, sipas burimeve nga klubi parizian.

Janë planifikuar disa takime në 48 orët e fundit për të arritur ardhjen e Nagelsmann, me këshilltarin e klubit Luís Campos, i cili është takuar me Volker Struth, agjentin e trajnerit gjerman, në një hotel të madh pranë Place de la Concorde. Të mërkurën, shefi ekzekutiv i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi,  gjithashtu u takua me palët e interesuara në proces, me shpresën për të fituar terren në këtë proces.

Në Paris, nuk fshihet se ish-trajneri i Bayern Munichut është prioriteti për të pasuar Christophe Galtier, por burimet e klubit sigurojnë se duan të sigurohen, që Nagelsmann të mos jetë i vetmi opsion në tavolinë.

Al-Khelaifi pritet në Stamboll të enjten, në cilësinë e presidentit të Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) dhe pritet të qëndrojë në metropolin turk deri në finalen e Champions League ndërmjet Inter dhe Manchester City të shtunën. Ai do të bëjë gjithçka nga Turqia, që dialogu të ecë përpara, megjithëse, gjatë kësaj faze Luís Campos është përgjegjës për negociatat, ku edhe Thierry Henry është një nga alternativat në studim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll