Sport

Gazetari britanik ironizon kalimin e Leo Messit në MLS: “Tani të dëgjojmë gjërat që kanë thënë për Cristiano Ronaldon?”

Gazetari britanik Piers Morgan, mik i CR7-s, thekson se ylli argjentinas do të largohet nga elita e futbollit në moshën 35-vjeçare, tre vjet para portugezit...

8 Qershor 2023, 12:15 Nga DOSJA

Gazetari britanik ironizon kalimin e Leo Messit në MLS: “Tani të

ANGLI - Piers Morgan gjen rast të dalë në mbrojtje të idhullit të tij Cristiano Ronaldo. Ai ka vënë në shënjestër këtë të mërkurë, pas lajmit të publikuar nga BBC që garanton se Messi do të nënshkruajë për Inter Miami, "shkrimtarët dhe komentuesit sportivë", që kur Cristiano Ronaldo u largua për në Al Nassr kritikuan portugezin. Ai thekson se ylli argjentinasi do të largohet nga "futbolli elitar" tre vjet para CR7.

"Kështu që Messi largohet nga futbolli elitar në moshën 35-vjeçare, tre vjet para Cristiano Ronaldos. Me sa duket tani do të lexojmë dhe dëgjojmë të gjitha gjërat e mprehta që shkrimtarët dhe komentuesit sportivë kanë shkruar dhe thënë për Cristianon, apo jo? Jo, ne nuk do ta bëjmë”, ironizoi gazetari britanike.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United në nëntor të vitit të kaluar, në atë që ishte periudha e tij e dytë te “Djajtë e Kuq”. Ajo përfundoi duke u zyrtarizuar nga Al Nassr një muaj më vonë.

Gazetari britanik ironizon kalimin e Leo Messit në MLS: “Tani të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll