Sport

Edhe Ancelotti në krah të Maldinit: “Është e vërtetë që nuk fitohet me histori, por historia mëson se si të fitosh”

Trajneri italian ka bërë një paralelizëm me atë çka ndodh te Real Madridi, me ato që po ndodhin në ish-klubin e tij të Milanit

8 Qershor 2023, 13:45 Nga DOSJA
Edhe Ancelotti në krah të Maldinit: “Është e

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se klubet që i japin përparësi biznesit mbi meritat sportive, janë të destinuara të dështojnë. Ai beson se shkarkimi i Paolo Maldinit nga pronarët e Milanit dëshmon mungesë të kulturës historike dhe mungesë respekti për traditën e kuqezinjve.

Ish-trajneri italian i kuqezinjve, ka folur pas vendimit të drejtuesve të Milanit për ta shkarkuar ikonën e klubit, si Paolo Maldini, duke i dale në krah ish-kapitenit të skuadrës së tij.

“Këtu, Di Stefano, Amancio, Gento dhe Puskas, janë vlera ekskluzive që ende respektohen. Ajo që ndodhi me Maldinin dëshmon mungesën e kulturës historike dhe mungesën e respektit për traditën e Milanit. Është e vërtetë që nuk fitohet me histori, por historia mëson se si të fitosh. Klubet e futbollit që mendojnë për prioritetet e biznesit para meritave sportive janë të destinuara të dështojnë”,- është shprehur ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll