Politike

Nga Serbia keni marrë garanci? Rama: Nuk është detyra ime, drafti për asociacionin do të jetë neutral

Edi Rama shtoi se përveçse me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka konsultuar as me palën serbe. 

8 Qershor 2023, 12:00 Nga k.m.
Nga Serbia keni marrë garanci? Rama: Nuk është detyra ime,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se kanë hartuar një draft për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë tha se drafti është netural, ndërsa shtoi se përveçse me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka konsultuar as me palën serbe. 

Nga Serbia keni marrë garanci? 

Rama: Nuk është detyra ime që të mos konsultohem. Unë jam palë, dua apo nuk dua unë. Pozicioni i të qenurit kryeministër i Shqipërisë janë palë. Drafti është neutral në këtë pikë. Nuk është bërë as për njërin as për tjetrin, por për Kosovën në radhë të parë. Unë nuk marr vota në Kosovë. Nuk kam asnjë interes në Kosovë as në aspektin profesional dhe as politik ngushtësisht. Si kryeministër i Shqipërisë që sheh sesi një pjesë e kombit tim po hyn në një kurs përplasjesh me ata që lartësuan kombin tim dhe që hodhën bomba ndaj kombit, e ndjej për detyrë.

drafti i rames per asosacionin edi rama

Sondazh

Poll