Politike

Salianji: PD është marrë peng nga ish-kryetari, Opozita do të duhet të ribëhet

Salianji shtoi se është për bashkim në mënyrë që të kenë mundësi që të konkurrojnë kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme. 

8 Qershor 2023, 11:11 Nga k.m.
Salianji: PD është marrë peng nga ish-kryetari, Opozita do
Ervin Salianji

TIRANË- Pas mbledhjes së Kryesisë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar situatën në PD. E në fjalën e tij para mediave, Salianji bëri thirrje për rikonceptim të partisë, ndryshe theksoi se vendi nuk do të ketë më opozitë. Megjithatë shtoi se është për bashkim në mënyrë që të kenë mundësi që të konkurrojnë kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme. 

'Ish-kryetari nuk është dorëhequr, u detyrua të tërhiqej për shkak të presionit. Vazhdon ta mbajë zvarrë partinë. Do tretet bashkë me partinë, logon, më vjen keq për këtë. Më vjen keq që shumë njerëz kanë momentin për të kuptuar që bëhet për interesa private dhe personale. I dhemb çdo demokrati që është sekuestruar vula, sigla, , nuk ka më anëtarë, ka më shumë pretendentë për kryetar partie. Kërkon të rikthehet ish-kryetari por aty s’ka njerëz, por ka para. Ky është moment që çdo demokrat duhet të reagojë me forcë. Opozita duhet të ribëhet, të rikonceptohet si një opozitë e re. PD duhet të rikonceptohet. PD janë njerëzit, nuk është vula apo sigla, apo një njeri që e mban. Në këto kushte s'kam shkuar në mbledhje për të kërkuar rrugët e komunikimit që opozita të ribëhet. Të heqim idenë e funksioneve që kërkon gjithsecili dhe të bëhemi gjithë bashkë për të qenë konkurrues në zgjedhjet e ardhshme,"-tha Salianji.

ervin salianji zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll