Politike

Fillimisht e mohon, pastaj flet për dhunën, Basha për OFENDIMET e mbështetësve të tij: S'i kam parë fare pamjet!

Basha duke folur përpara Parlamentit, tha se e dënon këtë model dhune verbale ndaj deputetëve si dhe gazetarëve.

8 Qershor 2023, 11:20 Nga k.m.
Fillimisht e mohon, pastaj flet për dhunën, Basha për OFENDIMET e
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha duke folur përpara Parlamentit, tha se e dënon këtë model dhune verbale ndaj deputetëve si dhe gazetarëve. Jashtë Kuvendit, Basha u bëri thirrje demokartëve që diferencat mes tyre ti sheshojnë në mënyrë civile.

‘Do ta tregoj me vepra dhe jo me fjalë që e marr vendime në interes të demokratëve. Dua tu them demokratëve që edhe në rastin e vendimit që do të marr do të udhëhiqem nga interesi i tyre më i mirë. Si kam parë videot e dhunës! Nuk jemi për debat këtu. Përgjigja ime është që dje e refuzoj dhe distancohem dhe dënoj me forcë fjalën e banalitetin që janë shkëmbyer në një moment tensioni, ku pjesë e tyre kanë qenë edhe gazetarët. Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Ju ftoj të më dëgjoni! Keni mbështetjen time personale dhe politike! Nuk jam i butë jam i vendosur, por nuk mendoj se dhuna dhe lufta kundër mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci dhe aq më shumë në një demokraci ku pretendojmë që ta prezantojmë në brezi i ri. E dënoj me forcë dhunën dhe u bën thirrje demokratëve që të përpiqemi që diferencat mes nesh ti sheshojmë në mënyrë civile,‘- tha Basha.

zgjedhjet e reja ne pd lulzim basha

Sondazh

Poll