Politike

Zgjedhjet në PD/ Bardhi i kthehet Alibeajt: S'jam emocional, qëndrimi im është parimor

Bardhi ka deklaruar se qëndrimi i tij ishte parimor dhe ka dënuar dhunën verbale kur është kryer nga grupimi i Berishës.

8 Qershor 2023, 11:16 Nga k.m.
Zgjedhjet në PD/ Bardhi i kthehet Alibeajt: S'jam emocional,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Enkelejd Alibeaj i cili tha se qëndrimi i Bardhit në mbledhjen e Kryesisë ishte emocional.

Bardhi ka deklaruar se qëndrimi i tij ishte parimor dhe ka dënuar dhunën verbale kur është kryer nga grupimi i Berishës.

"Ajo që unë kam thënë është që dhunosh verbalisht apo dhe të fyes deputetë që kanë mendim ndryshe është një sjellje prej grupimi paramiliatar. Së dyti, kam dëgjuar gjatë këtyre orëve që qëndrimi im ka qenë emocional, jo nuk kam qenë edhe pse nuk ka asgjë të keqe. Qëndrimi im ka qenë parimor, kam dënuar dhunën verbale kur është kryer nga grupimi i zotit Berisha. Do dënoj dhunën ndaj kolegëve, shantazhet edhe kur vijnë nga anëtarë të PD-së që deri në këtë moment kanë menduar njësoj si mua. Nuk amnistoj veprime të patolerueshme vetëm sepse ndodhin në njërën palë. Kjo është të jesh koherent dhe të mbash qëndrime parimore,"-tha Bardhi.

gazment bardhi zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll