Politike

Rama: Draftin nuk e kam konsultuar me Kurtin, në lojë është fati i Kosovës, serbët po ushqehen me vetëvendosje në veri

Rama tha se nuk diskutohet më fati i Albin Kurtit por i Kosovës.

8 Qershor 2023, 11:41 Nga f.g
Rama: Draftin nuk e kam konsultuar me Kurtin, në lojë është
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk e ka konsultuar me Albin Kurtin, draftin e propozuar prej tij për Asosacionin. Në një konferencë urgjente për mediat, Rama tha se nuk diskutohet më fati i Albin Kurtit por i Kosovës.

Edi Rama: Nuk e konsultova draftin me Kurtin. Nuk hyj fare te këto se s'kanë rëndësi të veçantë nëse janë apo s'janë të vërteta përsa kohë nuk janë deklarata por dokumente që qarkullojnë. Nuk është fati i Albin Kurtit në lojë, por i Republikës së Kosovës si e tërë; dua vetëm suksesin e Kurtit dhe të Kosovës por nuk mund të rri më duke parë në kushtet që ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen nga Serbia por nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura është Kosova. 

Nuk thashë amerikanët dhe BE. Janë ekspertë të pavarur që kanë punuar bashkarisht për të dhënë një kontribut, ajo që unë bëra është që këtë kontribut ta kthej në mundësi për dialogun pastaj e dinë ata që marrin pjesë në dialog sa e marrin në konsideratë. Ky është kontribut i domosdoshëm pasi palët nuk merren vesh kush do e bëjë këtë punë. Kjo është një gjë shumë e madhe për tu tretur në dallgët e furtunës dhe në gotën e 4 komunave për 4 kryetarë që e kanë kryer misionin e tyre dhe mund ta kryejnë funksionin në godina të tjera. Po ushqehet fryma e vetëvendosjes së serbëve atje./Dosja.al

edi rama drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll