Politike

DETAJE nga DRAFTI i Ramës: S'ka lidhje fare me njohjen, do zgjidhë çështjen e Asosacionit!

Edi Rama tha se të gjithë aleatët janë ndër Kurtit. Po ashtu, dha detaje nga drafti duke u shprehur se nuk merret fare me njohjen e Kosovës nga Serbia.

8 Qershor 2023, 11:49 Nga k.m.
DETAJE nga DRAFTI i Ramës: S'ka lidhje fare me njohjen, do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka propozuar një draft për Asosacionin e komunave në veri të Kosovës, u shpreh se është i shqetësuar për faktin se kryeministrin e Kosovës, Albn Kurtin, po e fajësojnë ndërkombëtarët. Ndërsa mohoi se edhe ai i është bashkuar. Në një konferencë për mediat, Rama tha se të gjithë aleatët janë ndër Kurtit. Po ashtu, dha detaje nga drafti duke u shprehur se nuk merret fare me njohjen e Kosovës nga Serbia.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Rama: Jo nuk kam dalë vetë vullnetar, kam dhënë një kontribut që bazohet në punën e një grupi top ekspertësh.

Thatë që drafti është sekret, ky propozim përfshin Asosacionin, por a jep njohjen e Kosovës?

Rama: Drafti është statuti i Asosacionit të Komunave Serbe. Nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja gordiane.

Pse e sulmoni Albin Kurtin, sepse po zbaton ligjin, pse duhet sulmuar?

Rama: Nuk e kam sulmuar Albin Kurtin, atë e fajson bota e tërë demokratike me emër dhe mbiemër. Sepse më shkakton vetëm keqardhje. Nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu.

A mendoni se duhet të shqetësoheni kaq shumë për Kosovën, e jo për një bashkëpuntor tuajin (Vangjush Dako) që ka marrë dardha dhe mollë pas kurrizit tuaj?

Rama: Vazhdojmë me pyetjen tjetër.

edi rama drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll