Politike

Rama: Ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë, Kurtin do e mbështes deri në fund për dialogun

Rama tha se duhet të merren masa të menjëhershme për të shmangur përshkallëzimin e situatës. 

8 Qershor 2023, 11:50 Nga f.g
Rama: Ndërkombëtarët janë të zotët e
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama mohoi të ishte ndërhyrës në tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Rama tha se e mbështet Albin Kurtin, por në Kosovë të "zotët e shtëpisë" janë ndërkombëtarët. Rama tha se duhet të merren masa të menjëhershme për të shmangur përshkallëzimin e situatës. 

Edi Rama: Nuk po hyj në mes, po kontribuoj për dialogun. Thelbi i marrëveshjes është Asosacioni, çfarë kërkojnë ndërkombëtarët që unë i quaj "të zotët e shtëpisë" në Kosovë, sepse ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba, nëse ata i kthejnë shpinën, ajo shtëpi hyn në ditët e saj më të zeza. Nuk bëj komente për Kurtin, është kryeministër i Kosovës, e respektoj. E kam mbështetur edhe kur disa qora e sulmuan si tradhtar pse u ul me Vuçiç në tryezë dhe do e mbështes gjithnjë. Në vend të merremi me këto, merremi me 4 kryetarë komunash. Duhen shpallur zgjedhje të reja, menjëherë. Duhet tërhequr policia menjëherë, rri policia aty kot nëpër godina bosh. Ndërkombëtarët atje janë të zotët e shtëpisë. Nëse trupat e huaja do të marrin veriun e Kosovës çështja do të kthehet në tryezë kushedi përsa vite./Dosja.al

edi rama drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll