Politike

Shkrirja e Akademisë Albanologjike, Zhupa interpelancë me ministren e Arsimit: Po i plotësoni dëshirat Gjinushit! Kushi: S'po i hedhim në rrugë

Në fjalën e saj nga Foltorja e Kuvendit, deputetja Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend tha se shkrirja e Studimeve Albanologjike është bërë për t’i plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit.

8 Qershor 2023, 11:01 Nga k.m.
Shkrirja e Akademisë Albanologjike, Zhupa interpelancë me ministren e
Ina Zhupa dhe Evis Kushi

TIRANË- Akademia e Studimeve Albanologjike është kthyer në "mollë sherri" në Kuvend, në interpelancën e sotme mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe ministres së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi. Në fjalën e saj nga Foltorja e Kuvendit, deputetja Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend tha se shkrirja e Studimeve Albanologjike është bërë për t’i plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit. Zhupa u shpreh se me vendimin e qeverisë shkelen liritë akademike. Ndërsa Kushi e kundërshtoi duke u shprehur se i kishte paralajmëruar studiuesit e ASA-s që të ndërrmenin ndryshime në formatimin e institucionit, me shkresa që datonin që nga viti 2021.

DEBATI MES TYRE NË KUVEND:

Ina Zhupa: Reformat në këtë vend i bën Gjinushi. Ai thotë ashtu siç ikën me VKM, vijnë edhe më VKM. 15 vite në atë Akademi ka ndryshuar gjithçka. Po i ktheni Studimet Albanologjike në vasalë të Akademisë së shkencave. Ju bëni një VKM ku prishni Akademinë e studimeve Albanologjike ku shkelni ligjet e vendimet e GJK-së pasi shkelni liritë akademike. Ju shkelni një institucione që është pjesë e konferencës së rektorëve dhe e fusni brenda akademisë së shkencave duke i shkelur lirinë akademike. 15 vite në atë Akademi kanë ndryshuar projektet që ata po punojnë sot. Si e zgjidhni ju duke i bërë vasalë të Skëndër Gjinushit?

Evis Kushi: Ju thoni me një të rënë të lapsit e mbyllni, po si moj me një të rënë të lapsit? Unë kam shkresat që në vitin 2021. I kam kërkuar që të riorganizohen në përputhje me ligjin. Nuk kanë pranuar që të riorganizuar. Të justifikojmë shkeljen e ligjit. Prej 8 vitesh nuk ka asnjë student, ligji e ka limitin për 2 vite. Kanë doktorantë prej shumë vitesh që nuk i çojnë dot drejt kurorëzimit me sukses. Kanë 12 vite me doktoraturën. Nuk po i hedhim në rrugë, por po i çojmë në institucione të ngjashme. Gjithçka transferohet. Ju po bëni sikur po i zhdukim, si? E thoni që i keni bërë nder Gjinushit, a thua se do e marri dhe do e çojë në shtëpi? Gjinushin e kanë zgjedhur pikërisht këta të ASA-s. Ju më akuzoni pse keni takuar Senatin, a thua se është shkelje ligji? Unë kam vlerësimin maksimal për ata studiues. Janë të ndëruar, por institucionalisht kanë dështuar. AShtu

ina zhupa evis kushi seance plenare 8 qershor 2023

Sondazh

Poll