Politike

Tensionet në Kryesinë e PD, Gështenja: U kërcënuam, nuk ka si të ketë garë kur procesi u mbyll me nxitim

Gështenja e ka komentur incidentin si të turpshëm dhe sipas tij ai dhe kolegët e tij janë kërcënuar.

8 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Tensionet në Kryesinë e PD, Gështenja: U kërcënuam, nuk
Lefter Gështenja

TIRANË- Deputeti Lefter Gështenja nuk morri pjesë në votimin e kryesisë së PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë në fund të muajit korrik. Gështenja së bashku me Saimir Korreshin u lraguan më herët nga mbledhja, por u gjendën mes përplasjes së disa militantëve jashtë dyerve të selisë së re të PD-së.

Gështenja e ka komentur incidentin si të turpshëm dhe sipas tij ai dhe kolegët e tij janë kërcënuar. Sipas tij brenda PD-së ka kandidatë të mirë dhe duhet kontribuar për një PD më të madhe.

"Askush nuk duhet të nxitojë për të marrë vendimet e PD. Ajo që kërkoj është që duhet t’i japim frymëmarrje. Do jetë krejt e lexueshme nesër. Ajo që ka ndodhur atë natë ka qenë më shumë sesa e turpshme, krejtësisht e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë më. Më kërcënuan dhe mua dhe kolegë të tjerë. Falë gazetarëve nuk pati përplasje fizike. Unë e fut veten tek njerëzit që kërkoj që demokratët të bashkohen. Duhet të bashkohen demokratët, s’na bëjnë emrat. Ne duhet të kontribuojmë për një PD më e madhe se e djeshmja dhe e madhe se ajo e 2021. Ne duhet të vrapojmë për ta bërë PD më të madhe. Nëse duam një partiçkë të vogël do vijojë kjo situatë. Këto kryetarët kanë bërë ndonjë shkollë dhe vetëm ata e bëjnë? Unë mendoj se ka kandidatë shumë të mirë brenda PD për njerëz të denjë. Askush s’ka frikë nga gara dhe askush s’ka frikë nga vota. Nëse nuk rrisim besimin brenda demokratëve se bëjmë dot as te shqiptarët”, -tha Gështenja duke përgënjështruar më herët qëndrimin e Enjkelejd Alibeajt.

lefter geshtenja

Sondazh

Poll