Politike

Zbardhet debate në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Açka: Ikën këta palaçot. Korreshi ia kthen: Po si nuk të vjen turp

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Saimir Korreshit, i cili e ka pyetur se si nuk i vjen turp.

7 Qershor 2023, 13:12 Nga I.A
Zbardhet debate në mbledhjen e Kryesisë së PD-së,
Flutura Açka dhe Saimir Korreshi

TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të vulës është shoqëruar me debate dhe përplasje të shumta ditën e djeshme. Teksa një grup deputetësh do largoheshin nga mbledhja, pasi nuk po dëgjoheshin, deputetja Flutura Açka i ka quajtur ata palaço. Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Saimir Korreshit, i cili e ka pyetur se si nuk i vjen turp.

Debati:

Flutura Açka: Ja u çuan dhe ikën këta palaçot.

Korreshi: Po si flet kështu, si nuk të vjen turp ty moj?

flutura acka saimir korreshi pd 7 qershor 2023

Sondazh

Poll