Politike

Dhuna në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Basha: Mendimet ndryshe duhen respektuar, dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim

Me anë të një postimi në Twitter, Basha shkruan se ata janë një familje politike dhe se mendimet ndryshe duhen respektuar.

7 Qershor 2023, 12:41 Nga I.A

Dhuna në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Basha: Mendimet

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar përplasjet që kanë ndodhur në mbledhjen e kryesisë së PD-së ditën e djeshme. Me anë të një postimi në Twitter, Basha shkruan se ata janë një familje politike dhe se mendimet ndryshe duhen respektuar. Ndërkohë që për dhunën e shkaktuar nga mbështetësit e tij, Basha ka dënuar çdo përpjekje për tensionim të situatës.

Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike. Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ. Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas.

lulzim basha pd 7 qershor 2023

Sondazh

Poll