Politike

KAS rrëzon kërkesën e 'Bashkë Fitojmë', zgjedhjet në Kamëz shpallen legjitime

Rrëzimi i ankesës nga KAS ka ardhur pas rinumerimit të 3 qendrave të votimit në seancat e shkuara, ku rezultati nuk ndryshoi.

7 Qershor 2023, 11:28 Nga I.A
KAS rrëzon kërkesën e 'Bashkë Fitojmë',
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Kamëz. Rrëzimi i ankesës nga KAS ka ardhur pas rinumerimit të 3 qendrave të votimit në seancat e shkuara, ku rezultati nuk ndryshoi.

Po ashtu KAS vendosi të rrëzojë edhe kërkesat e tjera të ankimuesit që kërkonin ekspertë të huaj për shqyrtimin e pajisjeve elektronike nga ekspertë të huaj, krahasimi i rezultatit digjital me atë fizik, si dhe hapja e kamerave të sigurisë.

kas

Sondazh

Poll