Politike

Arrestimi i Dakos, Dosja hetimore: Tre muaj pasi bashkia miratoi lejen, ndërtuesi dorëzoi kërkesë tjetër për katet shtesë

Sipas Dosjes, Dako kishte dijeni për këtë kërkesë edhe pse ishte në kundërshtim dhe e paligjshme, e kaloi atë te Urbanistika për veprime të mëtejshme. 

7 Qershor 2023, 11:44 Nga I.A
Arrestimi i Dakos, Dosja hetimore: Tre muaj pasi bashkia miratoi lejen,
Vangjush Dako

TIRANË- Në dosjen hetimore për Vangjush Dakon thuhet se vetëm tre muaj pasi bashkia Durrës miratoi lejen për pallatin e subjektit Fakle, ai ka dorëzuar një kërkesë tjetër për kate shtesë. Sipas Dosjes, Dako kishte dijeni për këtë kërkesë edhe pse ishte në kundërshtim dhe e paligjshme, e kaloi atë te Urbanistika për veprime të mëtejshme.   

Pjesë nga Dosja:

Në datën 20 dhjetor 2020, pra tre muaj e dhjetë ditë nga miratimi i lejes së ndërtimit, subjekti “Fakle” sh.p.k. ka dorëzuar kërkesë për rikondicionim dhe shtesë kati në lejen e miratuar në lagjen 5 me vendimin nr.3 të vitit 2010. kërkesa është protokolluar në datën 22 dhjetor 2010 dhe i është bashkëlidhur preventive, 1.5.10 kate + papafingo+garazh nëntokë dhe dyqane përdhe, me një vlerë projektimi 55.227.910 lekë dhe grafiku I punimeve. pra subjekti pasi është miratuar leja e ndërtimit nga KKT Bashkia Durrës, për shtatë kate, pa filluar ende punimet ka bërë kërkesë për rikondicionim të sheshit të ndërtimit dhe ndryshime në projekt me shtesë katesh dhe pa marrë ende leje për prishjen e objektit ekzistues kudo të ndërtohej ndërtimi i ri. Pasi kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako është njohur me këtë kërkesë ja ka kaluar për veprime të mëtejshme Urbanistikës.

vangjush dako arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll