Politike

PD dorëzon propozimin për minimumin jetik, Vokshi: Kërkojmë 200 euro për çdo qytetar, Rama përdor paratë për blerje votash

Sipas Vokshit qeveria duhet të pranojë këtë propozim të opozitës, pasi në buxhetin e shtetit ka para të mjaftueshme për t’i siguruar qytetarëve një jetesë normale.

7 Qershor 2023, 13:10 Nga I.A
PD dorëzon propozimin për minimumin jetik, Vokshi: Kërkojmë
Albana Vokshi

TIRANË- Partia Demokrate ka dorëzuar në Kuvend një propozim për minimumin jetik në vend. Deputetja demokrate Albana Vokshi pas depozimit të propozimit ka deklaruar se Kuvendi ka një afat 3 mujor për miratimin e tij. Sipas Vokshit qeveria duhet të pranojë këtë propozim të opozitës, pasi në buxhetin e shtetit ka para të mjaftueshme për t’i siguruar qytetarëve një jetesë normale. Sipas Vokshit çdo pagesë që deri më sot ka qenë nën dysheme, duhet të jetë 200 euro.

“Kemi depozituar, dhe është ngritur një grup pune pranë PD dhe sot vijmë me një propozim që i kërkon parlamentit që ta miratojë, brenda një afati 3 mujor të bëjë përcaktimin të minimumit jetik. Shqipëria si i vetmi vend pa minimumin jetik, do e këtë të përcaktuar lidhur me të ardhurat që i sigurojnë çdo qytetari blerjen e ushqimeve minimal dhe sigurimin e disa shërbimeve social-kulturore. Të gjithë e mbajmë mend që Rama në opozitë bërtiste atëherë për minimumin jetik, por tani refuzon amendamentet e opozitës. Sigurisht që kjo kërkon fonde dhe para, por qeveria ka. Pse duhet që Rama të rrisë pagat për qeveritarët, dhe jo për qytetarët pasi i çon paratë e buxhetit të inceneratorët dhe i përdor për blerjen e votës. Çdo pagesë që deri më sot ka qenë nën dysheme, do të jetë 200 euro. Ky do të jetë minimum që do marrin dhe do t’i sigurohet një jetë dinjetoze për t’i siguruar një jetesë normale”, tha ajo.

albana vokshi

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll