Politike

Arrestimi i Dakos, Ibrahimaj refuzon të flasë: Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë

E pyetur nga gazetarët, pas mbledhjes së qeverisë Ibrahimaj ka deklaruar se qëndrimi i qeverisë është i njëjtë, nuk komentojnë çështjet e drejtësisë.  

7 Qershor 2023, 12:50 Nga I.A
Arrestimi i Dakos, Ibrahimaj refuzon të flasë: Nuk shprehemi për
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka refuzuar që të flasë për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dako. E pyetur nga gazetarët, pas mbledhjes së qeverisë Ibrahimaj ka deklaruar se qëndrimi i qeverisë është i njëjtë, nuk komentojnë çështjet e drejtësisë.  

“Qëndrimi i qeversisë është ai që kam mbajtur gjithmonë. Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë”, tha Ibrahimaj.

 

delina ibrahimaj vangjush dako arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll