7 Qershor 2023, 12:15
Nga I.A
PD
TIRANË- Mbledhja e djeshme e kryesisë së PD-së së vulës është shoqëruar me debate, dhunë dhe ofendime të shumta nga mbështetësit e Lulzim Bashës. Të gjithë deputetët që nuk kanë pranuar zgjedhje për kryetar të PD-së, janë sulmuar nga mbështetësit e Bashës.
Ata që mendonin se zgjedhjet duhet të nisnin nga degët dhe më parë kishin përgatitur një platformë publike janë ofenduar, janë sharë, u është bërë vazhdimisht presione gjatë mbledhjes dhe kur janë larguar, janë kërcënuar nga një grup personash që mbështesnin Lulzim Bashën. Gazetarit i Oranews, Isa Myzyraj, që ka përshkruar situatën në një status në Facebook, edhe gazetarët që filmonin janë kërcënuar dhe rrezikonin të goditeshin.
"Dhuna verbale, kërcënimet, sharjet dhe tentativat për dhunë fizike që janë ushtruar ndaj gazetarëve në orët e para të mëngjesit pranë selisë së Partisë Demokratike janë një këmbanë alarmi jo më vetëm për lirinë e medias, por edhe për sigurinë fizike të gazetatëve. Një grup personash të cilët qëndronin jashtë dyerve ku po zhvillohej mbledhja e kryesisë së PD, mbëahtetës të Lulzim Bashës, pasi shanë dhe ofenduar disa deputetë të PD që dolën nga mbledhja, këcënuan gazetarët që të fiknin kamerat dhe të mos regjistronin asgjë.
Më pas ata shanë, ofenduan dhe tentuan të dhunojnë fizikisht gazetarët rreth orës 01:40. 5 gazetatët që ndodheshin aty disponojnë video dhe incizime audio nga e gjithë skena, për aq sa na u lejua. Siguria e gazetarëve është rrezikuar seriozisht sot në të gdhirë, ndaj politikanët e lartë të PD duhet urgjentisht të urdhërojnë mbështetësit e tyre që të ndalojnë menjëherë këto sjellje të rrezikshme që dëmtojnë lirinë e medias, dhe vënë gazetarët në rrezik. Unë personalisht jam i tronditur nga sjellja e grupit mbështetës të Lulzim Bashës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese e kanë të gjithë skenën të dokumentuar nga kamerat e kryesisë së Kuvendit," shkruan Myzyraj.
isa myzyraj lulzim basha
Politike
7 Qershor 2023, 11:44
I.A
Vangjush Dako
TIRANË- Në dosjen hetimore për Vangjush Dakon thuhet se vetëm tre muaj pasi bashkia Durrës miratoi lejen për pa...
Politike
7 Qershor 2023, 11:28
I.A
KAS
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për të s...
Politike
7 Qershor 2023, 11:05
I.A
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbledhjes së kryesis&e...
Politike
7 Qershor 2023, 10:52
I.A
PD
TIRANË- Mbledhja e kryesisë së Partis Demokratike të vulës është shoqëruar me debate dhe përplasje t&e...
Politike
7 Qershor 2023, 10:43
I.A
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Mbledhja e Partisë Demokratike të vulës ditën e djeshme është shoqëruar me tensi...
Politike
7 Qershor 2023, 10:18
k.m.
Pamje nga përplasje
TIRANË- Dalin pamjet e momentit kur mbështetësit e ish-kryedemokratit Lulzim Basha u përplasën me depute...
Politike
7 Qershor 2023, 10:10
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Zbardhen të plotë emrat që votuan "pro" hapjes së garës për kreun e ri të Partisë Demo...
Politike
7 Qershor 2023, 09:57
I.A
Jonila Godole
TIRANË- Anëtarja e Kryesisë, Jonila Godole ka deklaruar se gjëja më e rëndësishme në PD duhet q&...
Politike
7 Qershor 2023, 09:03
k.m.
Roland Bejko
TIRANË- Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka cilësuar thikë pas s...
Politike
7 Qershor 2023, 08:10
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të vulës Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen nga postet part...