Politike

'Lajm i mirë...'/ Koncesioni i Butrintit në Kushtetuese, Zhupa: Seanca e parë më 15 Qershor

Zhupa u shpreh optimiste se kjo padi do të trajtohet si çështje kombëtare dhe jo politike.

6 Qershor 2023, 14:52 Nga A.B
'Lajm i mirë...'/ Koncesioni i Butrintit në Kushtetuese,
Ina Zhupa

TIRANË- Më 15 qershor do të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me koncesionin për Parkun e Butrintit. Këtë lajm e ka bërë të ditur deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Në një reagim në ‘Facebook’, Zhupa u shpreh optimiste se kjo padi do të trajtohet si çështje kombëtare dhe jo politike.

REAGIMI:

Ndaj me ju lajmin e mirë që seanca e parë publike për rrëzimin e koncesionit të Butrintit në Gjykatën Kushtetuese do jetë me datë 15 qershor, ora 10:00! Kundër koncensionit na janë bashkuar me dekret/parashtrime/opinione Presidenti i Republikës, Kontrolli i Lartë i Shteti, Avokati i Popullit duke ju bashkuar qëndrimit tonë. Pro koncesionit janë vetëm marrësi dhe dhënësi i Butrintit, qeveria dhe fondacioni.

Kam besimin e plotë se kjo padi nuk do trajtohet si çështje politike por si çështje kombëtare, në mbrojtje të historisë, identitetit dhe trashëgimisë tonë kombëtare.

ina zhupa butrinti

Sondazh

Poll