Politike

Noka: Po hetohem nga SPAK me urdhër të Gledian Llatjas, i kërkova operatorëve të qëndrojnë larg pajisjeve

Noka sqaroi se është nën hetim për krim zgjedhor, pasi i ka paralajmëruar operatorët të qëndrojnë larg pajisjes, dhe komisioni të monitorojë procesin

5 Qershor 2023, 22:41 Nga m.s
Noka: Po hetohem nga SPAK me urdhër të Gledian Llatjas, i kërkova
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka zbuluar në emisionin “Log” në Panorama TV, se po hetohet nga SPAK, pasi i kërkoi operatorëve të qëndrojnë larg pajisjeve të votimit elektronik. Noka sqaroi se është nën hetim për krim zgjedhor, pasi i ka paralajmëruar operatorët të qëndrojnë larg pajisjes, dhe komisioni të monitorojë procesin. Sipas tij, urdhrin për këtë hetim e ka dhënë kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja.

“Unë mora informacion që po votojmë operatorët dhe dola nëpër qendra. Sot jam nën hetim unë. Jam në hetim për krim zgjedhor, pse dola nëpër qendra dhe i thashë këtyre operatorëve të qëndrojnë larg pajisjes dhe komisioni të monitorojë procesin. Prokuroria e Edi Ramës në vend që të hetojë këta operatorët që po bënin batërdinë në Elbasan, me urdhër të Gledian Llatjas fillon hetimin për mua. E kupton sa qesharakë jemi”, u shpreh ai.

Noka u paraqit në SPAK pak ditë më parë. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që deputeti i PD pyetet në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e kallëzuesit dhe personit që ka dijeni për ngjarjen.

flamur noka spak

Sondazh

Poll