Politike

Publikimi i tezës së provimit të Anglishtes së Maturës, Kushi: Detaj që nuk e cenon procesin

Ministrja është shprehur se pavarësisht publikimit të tezës, procesi nuk është cënuar.

6 Qershor 2023, 12:02 Nga k.m.
Publikimi i tezës së provimit të Anglishtes së Maturës,
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka folur në lidhje me publikimin e tezës së provimit të anglishtes gjatë kohës kur maturantët ndodheshin ende në sallat ku po zhvillohej testimi. Por për ministren Kushi, ngjarja nuk ka asnjë interes, ministrja është shprehur se pavarësisht publikimit të tezës, procesi nuk është cënuar.

“Detaj që nuk e cenon procesin. Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon,”- tha Kushi.

Ashtu siç ndodh rëndomë çdo vit, edhe këtë sezon provimet, teza e anglishtes për maturën 2023, u publikua dhe qarkulloi në rrjet pas 30 minutash pasi maturantët kishin nisur provimin, duke shkelur kështu edhe rregulloren e MAS.

evis kushi

Sondazh

Poll