Politike

‘Vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria’/ Berisha thirrje qeverisë së Kenias: Paraqiteni rastin në OKB

Kryedemokrati shton se autoritetet shqiptare po fshehin kriminelin.

6 Qershor 2023, 14:06 Nga A.B
‘Vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria’/ Berisha thirrje
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i bën thirrje qeverisë së Kenias, që të paraqesë rastin e Joy Aoko-s në OKB. Përmes një reagimi të bërë në 'Facebook', Berisha shkruan se qeveria shqiptare po fsheh të vërtetën e vrasjes së kenianes. Po ashtu, kryedemokrati shton se autoritetet shqiptare po fshehin kriminelin.

POSTIMI I PLOTË:

Vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria. Të dashur miq, një grup zyrtarësh kriminelë në polici, prokurori etj, bënë gjithçka që të manipulonin çdo provë hetimore për të mbrojtur vrasësin e vërtetë të 22-vjeçares nga Kenia, Joy Aoko. Ata vazhdojnë në këtë rrugë duke pyetur dhe ndaluar persona të ndryshëm dhe duke rrjedhur hetimet vetëm e vetëm për të fshehur vrasësin e saj sepse ai është i lidhur në qeveri. 

I bëjë thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin e qytetares së tyre pranë Komisionit të OKB për të Drejtat e Njeriut mbasi autoritetet shqiptare po fshehin kriminelin.

Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka identifikuar nga kamerat e sigurisë një tjetër punonjës të kazinosë ku punonte 22-vjeçarja, i cili është shtuar në listën e të dyshuarve. Personi në fjalë, ende i paidentifikuar me emër, gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Aokon në banesën ku ajo qëndronte.

Punonjësi i kazinosë ka pasur kontakte të vazhdueshme me 21-vjeçaren nga Kenia, madje disa herë e ka shoqëruar në hotele, por vlen të theksohet se në natën që ka ndodhur ngjarja e rëndë, ai ka qenë në punë./Dosja.al

sali berish joy aoko

Sondazh

Poll