Politike

Kërkuan të shpallet të pavlefshme kutia e burgut të Rrogozhinës, KAS rrëzon kërkesën e Bashkë Fitojmë, shpallet fitues Edison Memolla

Kjo QV ishte e fundit që u numërua dhe nga 122 të burgosur me të drejtë vote, shprehën vullnetin e tyre në kutinë e votimit 108 prej të dënuarve.

6 Qershor 2023, 12:24 Nga I.A
Kërkuan të shpallet të pavlefshme kutia e burgut të
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për të shpallur të pavlefshme votat e kutisë së burgut në Rrogozhinë. Ky vendim ka lënë në fuqi rezultatin e djeshëm të numërimit. 

Kjo QV ishte e fundit që u numërua dhe nga 122 të burgosur me të drejtë vote, shprehën vullnetin e tyre në kutinë e votimit 108 prej të dënuarve. Nga numërimi i kutisë së burgut, kandidati i Partisë Socialiste arriti të merrte 92 vota, ndërsa 12 të tjera shkuan për opozitën, çka vendosi edhe fituesin në garën për kryebashkiak. Kështu kandidati socialist Edison Memolla rezulton të ketë 5129 vota ndërsa kandidati rival Shkëlqim Hoxha 5108 vota. Memolla ka fituar zgjedhjet me vetëm 21 vota diferencë.

“Me shumicë votash u vendos pjesërisht pranimi i kërkesës ankimore nr 80 të paraqitur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ndryshimin e e vendimit 531 datë 18.5.2023 për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për kryetarin e bashkisë Rrogozhinë, sipas tabelës përmbledhëse të miratuar me vendimin e ndërmjetës të KAS të datës 5.6.2023. Rrëzimin e kërkesës për mospërfshrijen në tabelën përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë të rezultatit të zgjedhjeve për QV 2224/01 IEVP Rrogozhinë”, tha Ledio Braho.

Çfarë është kutia e burgut dhe pse 'Bashkë Fitojmë' e kundërshton atë?

Sipas avokatit të kandidatit demokrat Shkëlqim Hoxha, Viktor Gumi nga të burgosurit që kanë marrë pjesë në votim, vetëm 6 prej tyre kishin të drejtën ligjore për të votuar, ndërkohë që në 14 maj në atë qendër kanë votuar mbi 118 të burgosur. Kjo pasi vetëm 6 janë qytetarë të Rrogozhinës, ndërkohë që të burgosurit e tjerë janë nga rrethet. Dhe ligjerisht nuk kanë të drejtë të votojnë për kryebashkiakun e Rrogozhnës por për bashkinë nga cilat janë. Kjo ka qenë arsyeja që koalicioni 'Bashkë Fitojmë' kërkon që votat e kutisë së burgut të mos quhen.

edison memolla shkëlqim hoxha

Sondazh

Poll